Pse të zgjidhni ne?

Sepse ne besojmë në kënaqësinë e të pasurit dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm, ne besojmë në veçantinë dhe rëndësinë tuaj dhe qellimi jonë është të ju plotësojmë kerkesat që të ndiheni të përsosur!

Ambienti i këndshëm dhe personeli miqësor ju japin ndjesinë e komfortit, qetësisë dhe sigurisë. Puna jonë me perkushtim, përpikëmëria, mjetët dhe materialet e kohës,  na bëjnë që të jemi shtegu i duhur për ju, që të rregulloni, zëvendësoni dhe të drejtoni dhëmbët. Me ne, çdo ndërhyrje stomatologjike kalon pa u ndjerë, shpejtë dhe saktë.

Qeshu me vetbesim! Beso Tafica Dental Clinic! We design your smile!

Rreth Klinikes

Tafica Dental Clinic, u themelua nga dr Liridon Tafica me datë 06.12.2017.

Liridon Tafica, nga Ulqini, mbaroi studimet për stomatologji në Tiranë në vitin 2015 te “Albania University”. Gjatë dy viteve të fundit të studimeve punon si asistent te klinika “Shundi” Tiranë, nga ku merr bazat praktike të punës të shkëlqyer. Mbaroi në Shqipëri stazhin e praktikantit dhe u pajis me licencën Shqiptare. Dashuria për qytetin e tij dhe dëshira për të kontribuar janë arsyeja e rikthimit tij në Ulqin. Karrieren si dentist e vazhdon te “Llolla Dent”. Me 15 janar 2016 fillon praktiken te “Llolla dent”. Shquhej për përkushtimin e tij ndaj punës, disciplina me oraret, kurse sjellja miqësore dhe buzëqeshja tij bënin çdonjërin që të besonte në shërbimin e tij. Puna e mirë dhe precize e forconte raportin që krijohej dentist – pacient. Pas përfundimit të stazhit dhe pajisjes me licencen e Malit të Zi, Liridonit i ofrohet mundësia për specializim dhe vazhdimi i marrëdhënies punës me “Llolladent”. Me kënaqësi të dyanshme punoi deri më 01 gusht 2017,ku për arsye të brendshme organizative, me mirëkuptim iu desh të largohej. Raportet miqësore dhe mirënjohja ndërmjet palëve vazhdojnë edhe sot, edhe pse të ndarë.

Dëshira për të qenë pranë pacientëve, përgjegjsia ndaj tyre dhe besnikëria e krijuar, ishin arsyejet për hapjen e klinikës. Me angazhimin e madh që gjithçka të bëhej në mënyrën më të mirë dhe pa humbur kohë, me datë 06.12.2017 zyrtarisht hapet “Tafica Dental Clinic”. Ndjekja e kurseve dhe konferencave të shumta në stomatologji bashkë me eksperiencën e fituar gjatë punës në Tiranë dhe në Ulqin, Liridoni ka bërë një ndërthurje të metodave dhe ka sjell risi në fushën e stomatologjisë. Në shkurt të 2020 mbaron specializimin për Ortodonci te “Aldent University” – Tiranë.

Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata që ndihmuan dhe përkrahën këtë nismë.
Falenderimi i veçantë për njeriun pa të cilin sdo ishte e mundur realizimi i kësaj ënderre, personi që më ka ndihmuar parezerva dhe pakushte profesionalisht dhe moralisht Erjo Shundi, kirurg oral, pedagog i imi dhe tani vellau i madh.